Telenews

Hakimi i kërkon falje Infantinos, pas konfrontimit

Ylli i Marokut, Achraf Hakimi, i ka kërkuar falje presidentit të FIFA-s, Gianni Infantinos, pas një konfrontimi mes dyshes, momente pas humbjes së ekipit afrikan ndaj Kroacisë, në garën për vendin e tretë në Kupën e Botës Katar 2022.

Mbrojtësi i PSG-së i ishte afruar presidentit të FIFA-s pas humbjes, ku raportohet se Hakimi ka shprehur revoltë për mënyrën e referimit nga gjyqtarët përgjatë gjithë turneut.

“Asgjë nuk ndodhi. Unë u zemërova pas përfundimit të ndeshjes. Shkova të flisja me të dhe i kërkova falje për fjalët që i thashë. Ai është shoku im dhe e respektoj shumë, kështu që asgjë nuk ndodhi”, tha Hakimi.

Të ngajshme

Barça varet nga një 17-vjeçar? Trajneri i Olympiacos: Vetëm Yamal e bën ndryshimin si Messi, pa të s’janë të mirë

KushtrimGuraj

Mërgim Vojvoda, mjeshtri i krahut: Nga mbrojtësi i djathtë te mesfushori i avancuar te Como

KushtrimGuraj

E akuzuan se e kafshoi serbin dhe fitoi padrejtësisht, Meriton Karaxha: Gënjeshtër, e rraha keq dhe do ta nokautoja

KushtrimGuraj