Hakerët kanë vjedhur para digjitale me vlerë gati 1.5 miliardë euro, në atë që mund të jetë vjedhja më e madhe e kriptomonedhës.
Shkëmbimi Bybit me bazë në Dubai tha se një sulmues fitoi kontrollin e një portofoli Ethereum dhe transferoi zotërimet e tij në një adresë të paidentifikuar.
Bëhet e ditur se kompania e cila ka më shumë se 60 milionë përdorues në mbarë botën, tha se asnjë portofol tjetër nuk u prek dhe tërheqjet po vazhdojnë normalisht, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, Bybit mori më shumë se 350,000 kërkesa për tërheqje të aseteve pas asaj që shefi ekzekutiv, Ben Zhou, e përshkroi si “hakimi më i keq në histori”.
“Të gjitha tërheqjet janë përpunuar”, deklaroi Zhou.
Raportohet se vjedhja mund të jetë më e madhja e këtij lloji, me rekordin e mëparshëm që vlerësohet të jetë 620 milionë dollarë kriptomonedhë e vjedhur nga Ronin Network në 2022.
Bybit njoftoi se ekipi i sigurisë po heton incidentin.