Telenews

Halil Matoshi: Blerim Shala, Veton Surroi dhe Bekim Sejdiu mes emrave të përfolur për President, por vullneti politik mbetet vendimtar

halil-matoshi:-blerim-shala,-veton-surroi-dhe-bekim-sejdiu-mes-emrave-te-perfolur-per-president,-por-vullneti-politik-mbetet-vendimtar

Komentatori politik Halil Matoshi ka komentuar diskutimet rreth emrave të mundshëm për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës, duke theksuar se megjithëse ka disa opsione serioze, vendimi përfundimtar varet nga vullneti politik i partive, shkruan Gazeta 10.

Sipas Matoshit, Blerim Shala përmendet si një nga kandidatët kryesorë, ndërsa Veton Surroi gjithashtu mund të jetë një emër i mundshëm. Megjithatë, ai thekson se secili prej tyre përballet me vështirësi në raport me partitë politike.

“Fatkeqësisht, në Kosovë presidenti zgjidhet nga partitë politike, jo drejtpërdrejt nga qytetarët, dhe kjo i vë kandidatët në varësi të interesave partiake,” ka deklaruar Matoshi në Politiko.

Ai shton se ndër emrat e përfolur është edhe Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, të cilin e konsideron një opsion serioz nga aspekti profesional dhe institucional.

“Opsione ka mjaft, por pyetja kryesore është nëse ekziston vullnet politik. Ky vullnet, në fund të fundit, varet nga shefi dhe nga shumica parlamentare,” ka përfunduar Matoshi./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Të ngajshme

“Nga 1467, asnjë kryetar shteti shqiptar s’e ka shkelur pragun e bazilikës”, Rama nis vizitën në Vatikan

KushtrimGuraj

Sipas FMN-së, Kosova mbetet shteti me të ardhurat më të ulëta për frymë në Evropë

KushtrimGuraj

E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjeri që s’kishte biletë

Donat Hashani