Telenews

Halimi: Gazetarët nuk e negociojnë lirinë e shprehjes, sepse nuk kanë lejuar që ta humbin

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka thënë se sot duhet kujtuar kërcënimet e përditshme ndaj gazetarëve të cilët mbrojnë vlerat e demokracisë si shprehja e lirë dhe mendimi kritik.

Halimi ka thënë se çfarëdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën apo për ta zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit është armiqësi e hapur me lirinë.

Këtu Halimi ka përmendur edhe emërimin e Rilind Gërvallës në krye të Radio Televizionit të Kosovës. Sipas saj, emërimi i një njeriu të partisë në pushtet në krye te televizionit publik e shpërfaqë përpjekjen për të vërtetat zyrtare duke shtypur ato alternative dhe me këtë rast duke shtypur edhe lirinë e shtypit.

Emërimi në krye të transmetuesit publik (RTK) i një aktivisti nga partia në pushtet, e bënë transparente intencën e të vërtetave zyrtare, duke shtypur të vërtetat alternative dhe me këtë edhe lirinë e shtypit”, ka shkruar ajo.

Sipas zyrtares së LDK-së publiku detyrohet të paguaj me taksat e tij për të vërtetat e fabrikuara.

“E publiku detyrohet të paguaj këto të vërteta të fabrikuara!? Deklaratat e pushtetit – që shprehin mosbesim ndaj gazetarëve – krijojnë ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve dhe sulm ndaj medias si një nga shtyllat e demokracisë dhe qeverisjes së mirë”, tha Halimi.

Të ngajshme

Përplasje trenash në Danimarkë, raportohet për të lënduar

Valjeta Turkaj

Djali hodhi statujën nga ballkoni dhe la të vdekur turisten, prindërit ndiqen penalisht për vrasje

Valjeta Turkaj

Tahiri i AAK-së: Nuk marrim pjesë në seancën për president ku propozohen dy kandidatë prej një partie

Valjeta Turkaj