Telenews

Halimi – Muratit: Bllokove projektin më të madh në historinë e Prishtinës

 

 

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi thotë se ministri Financave, Hekuran Murati tash e sa muaj ka bllokuar bllokuar projektin më të madh në historinë e Prishtinës, atë të ‘Unazës së Mesme’.

Sipas saj, Murati “i veshur me kostumin e militantit, ka gjetur rastin të kritikojë LDK-në dhe Kryetarin Abdixhiku me akuza të stisura, e me ndërlidhje të pakuptimta”.

Në anën tjetër, Halimi thekson se “motra e deputetes së partisë së tij, ndërkohë, e ka bllokuar ndërtimin e projektit më të madh aktual në vend, atë të Rrugës ‘A’”.

“Komuna e Prishtinës – e penguar dhe e bllokuar në çdo hap prej Qeverisë – vetëm këtë vit ka arritur t’i kyç mbi 40 mijë banorë të Kryeqytetit në rrjetin e ngrohjes së Termokosit.

LDK i ka votuar marrëveshjet ndërkombëtare, për hir të qytetarëve, përkundër destruktivitetit dhe bllokadave të popullistëve, që punë s’bëjnë dhe punë të bëhet s’lënë!”, njofton Halimi./Telenews/

Të ngajshme

Nga kjo e dielë do të flemë një orë më shumë, po kalojmë në orën e dimrit

KushtrimGuraj

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut: Absurdi në Kërçovë, partitë shqiptare ndahen – kandidati maqedonas fiton më shumë vota

Donat Hashani

Gashi: Gjykata Kushtetuese do ta refuzojë ankesën e Listës Serbe për Rashiqin, s’ka bazë ligjore

Donat Hashani