Telenews

Halimi për Kryeministrin Kurti: Mllefi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm

Zëdhënësja politike e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka reaguar pas paraqitjes së Kryeministrit Kurti dhe qasjes së tij ndaj gazetarëve që ishin prezent sot në konferenc për media.

Ajo në një reagim në llogarinë e saj në Facebook, thotë se është shqetësuese një veprim i tillë i Kryeministrit Kurti, të cilën e quan si “arrogante”, dhe tutje ajo thotë se mllefi ndaj gazetarëve  është i patolerueshëm, shkruan Gazeta  Online Telenews.al

Poashtu, ajo ka përmendur edhe vendimin për heqjen e licensës të mediumit Klan Kosova, ku ka cituar fjalët e Sekretarit Gjeneral të Federatës Europiane të Gazetarëve, Richardo Gutiérrez, i cili e ka quajtur ‘ditë zie’ për Kosovën.

Tutje, Halimi tha se gabimet e qeverisjes, sipas saj po mësyjnë t’i kompensojnë me frikësimin e mediave dhe izolim të vendit.

Halimi, tutje tha se Kosova meriton qeverisje të mirë e jo regjim.\Telenews.al

Njoftimi i plotë i saj:

Shqetësuese paraqitja arrogante e kryeministrit Albin Kurti në konferencën për medie. Asnjë strategji konkrete për kthimin e policëve të arrestuar nga Serbia, në shtëpitë e tyre.
Akuza e retorika boshe.
Koordinimi me aleatët e Kosovës është domosdoshmëri emergjente e jo leksione etike ndaj tyre.
Megjithëse dëmi i shkaktuar shtetit tonë, në raport me partnerët është jashtëzakonisht i madh.
Mllefi ndaj gazetarëve është i patolerueshëm, të cilët rrezikuan jetën e tyre për të raportuar drejt për gjendjen e krijuar në veri. Kjo qeveri çdo ditë është duke e rrezikuar shtetësinë e jetën e qytetarëve. Ndërsa, gabimet në qeverisje mësynë t’i kompensojë me frikësimin e mediave dhe izolimin e vendit.
Rasti i ndërhyrjes qeveritare në pavarësinë editoriale të Klan Kosovës, kinse për parregullsi në regjistrimin e biznesit është arbitrar dhe meriton reagim gjithëshoqëror!
Kosova meriton qeverisje të mirë, jo regjim!
Për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosova, ka reaguar edhe Sekretari Gjeneral i Federatës Europiane të Gazetarëve, Ricardo Gutiérrez, i cili e ka cilësuar si një ditë zie për Kosovën, aktivizimin e shtetit në cenzurë ndaj Klan Kosovës.

Të ngajshme

Arrestohen dy të dyshuarit për rrahjen e rëndë sot në Pejë

Donat Hashani

Rruga Prishtinë-Podujevë drejt përfundimit

Donat Hashani

Rrahet mizorisht një person në qendër të Pejës, publikohen pamjet (VIDEO)

Donat Hashani