Telenews

Halit Gashi & Besim Haliti i kushtojnë këngë heroit Ilaz Kodra në 25 vjetorin e rënies heroike

Dyshja Halit Gashi & Besim Haliti i kanë kushtuar këngë të veçantë, komandantit të UCK-së dhe heroit, Ilaz Kodra.

Kënga është publikuar në 25 vjetorin e rënies heroike të heroit të kombit, Ilaz Kodra i cili ra heroikisht pas dy luftimit me forcat serbe në Drenicë.

Kodra si një mjeshtër ushtarak, qysh në vitin 1991 bashkë me Komandantin Legjendar Adem Jasharin, kishte shkuar në Shqipëri, ku kishte kryer stërvitjet ushtarake dhe kishte mësuar taktikat e sulmit dhe të tërheqjes. Ai e ka kaluar kufirin shqiptaro-shqiptar ilegalisht disa herë. Një kohë të shkurtër qëndroi edhe në Gjermani, në Mynih ku kishte zhvilluar një aktivitet të fortë atdhetar dhe kishte bindur bashkatdhetarët që ta ndihmojnë luftën dhe të rreshtohen në radhët e UÇK-së.

Kodra gëzonte respektin e luftëtarëve për shkak të qëndrimit të tij të drejtë dhe parimor në raport me organizimin dhe luftën kundër forcave pushtuese. Rrezja e veprimit luftarak të Brigads 114, “Fehmi Lladrovci” e Zonës Operative të Drenicës shtrihej në një pjesë të Qyqavicës, prej Kronit të Mbretit, në Vasilevë në Drenas, Verboc, Shtuticë, Baks, Qirez, Marinë, Dashevc, Prekaz, Polac, Prelloc, Skënderaj e deri në Tërnac.

Me të marrë lajmin se forcat serbe po bënin përpjekje të mësynin popullatën civile në fshatin Verboc e Shtuticë, Ilaz Kodra niset për t’i shkuar në ndihmë popullatës. Në mëngjes herët, rreth orës 05:30 fillon breshëria e sulmit nga forcat armike, të cilat kishin rrethuar vendi në formë patkoi. Ilaz Kodra, në luftë ballë për ballë kundër forcave serbe, bie në altarin e lirisë më 30 prill të vitit 1999, në fshatin Shtuticë”.

Të ngajshme

SHBA kritikon ashpër mbylljen e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës

Qeveria vendos të shuaj këtë ndërmarrje publike

Donat Hashani

Programet e studimit të universiteteve publike që u akredituan nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë