Telenews

Hamza: Fillimi i heqjes së masave është vendim i drejtë, tani duhet të hapet kapitull i ri me BE-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka përshëndetur fillimin e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për vendin.

“Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka falënderuar partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit dhe ka theksuar nevojën për një fazë të re në raportet me Bashkimin Evropian.

“I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik.
Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.

Gjatë ditës së djeshme, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës në fund të janarit. Këto masa u vendosën ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e tensioneve në veri.

Presidentja Osmani këtë lajm e dha pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, ku ka thënë se ka marrë konfirmimin nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se masat do të hiqen tërësisht në janar.

“Gjatë bisedimeve intensive me partnerët tanë u mor vendimi që të gjitha masat t’i hiqen Kosovës, ku një pjesë e madhe i hiqet sot, kurse pjesa tjetër në fund të janarit. Rrjedhimisht, edhe fondet do të zhbllokohen, një pjesë shumë e madhe menjëherë e një pjesë tjetër në fund të janarit”, ka thënë ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka konfirmuar se pas heqjes së pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, 205 milionë euro pritet të lëshohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Të ngajshme

Çmimet e rrymës mbeten të pandryshuara edhe për vitin 2026 në Shqipëri

Erzana Fazliu

Rast tragjik në Junik: Një grua gjendet e vdekur në një shtëpi – një tjetër pa vetëdije, në gjendje të rëndë

Valjeta Turkaj

Burgim i përjetshëm për ish-anesteziologun francez që helmoi 30 pacientë

Valjeta Turkaj