Telenews

Hamza: Kurti po e çon vendin drejt një anarkie politike, nuk do të lejojmë një gjë të tillë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj përpjekjeve të Kurtit për ta zgjedhur presidentin në mënyrë antikushtetuese.

Ai ka vlerësuar se përpjekja e Kurtit është shkelje flagrante e Kushtetutës dhe sulm ndaj shtetit të së drejtës.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se tentativa e Kurtit minon rendin tonë demokratik.

“Qytetarë të nderuar, Sot jemi përballë një akti të rrezikshëm për të ardhmen e shtetit tonë. Përpjekja për zgjedhjen e Presidentit në mënyrë të njëanshme dhe me shkelje flagrante të Kushtetutës është sulm ndaj shtetit të së drejtës, që minon rendin tonë demokratik. Partia Demokratike e Kosovës e kundërshton çdo tendencë politike për t’i shpërfillur procedurat kushtetuese. Ne nuk do të lejojmë që një subjekt politik ta shfrytëzojë pushtetin për të injoruar vullnetin e qytetarëve dhe për t’i dobësuar institucionet legjitime të vendit tonë. Veprimet e tilla ua mohojnë qytetarëve të drejtën për të vendosur për të ardhmen e tyre dhe rrezikojnë ta çojnë vendin drejt një anarkie politike, e cila mund ta destabilizojë shtetin tonë të ri”, ka shkruar Hamza, duke dhënë detaje tjera.

“Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, drejtësisë e barazisë dhe nuk do të lejojmë që këto vlera të cenohen përmes abuzimit me pushtetin apo shkeljes së Kushtetutës. Partia Demokratike e Kosovës do të qëndrojë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve dhe shtetit të së drejtës. I bëjmë thirrje edhe qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të mos lejojnë shkelje që dëmtojnë të ardhmen e vendit. Nuk mund të ecet përpara duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet. Ne do ta mbrojmë shtetin dhe të ardhmen e tij!”, ka shkruar Hamza.

Të ngajshme

Vrasja e çiftit Muleci në Lezhë, gjendet automjeti i përdorur për atentatin

Valjeta Turkaj

Bahtiri kërkon “zgjedhje” nga opozita – e ngatërroi me fjalën “zgjidhje”: Mos rrini nëpër skuta

Valjeta Turkaj

Isa Mustafa jep versionin e tij për zgjedhjen e presidentit

Valjeta Turkaj