Telenews

Hamza: Kushtetuta, themeli i shtetit të drejtë dhe të barabartë

bedri-hamza-do-te-votoj-ne-kete-orar

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.

“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës”, përfundoi Hamza.

Të ngajshme

Nga cilat vende furnizohet Kosova me naftë dhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta

Valjeta Turkaj

Zgjidh banesën tuaj të ëndrrave në Hill Side Residence

Valjeta Turkaj

Kurti udhëton për në Londër

Valjeta Turkaj