Telenews

Hamza: PDK është e gatshme për zgjedhje, hajde ta caktojmë datën

 

 

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së Bedri Hamza ka përsëritur se Partia Demokratike është e gatshme për zgjedhjet e reja.

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e ka thanë qartë, ka propozuar edhe datë, ka propozuar muajin qershor si optimal për me shkua në zgjedhje, hajde”, ka thënë Hamza.

Ndërkaq Hamza i komentoi edhe deklaratat e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, ku Haradinaj tha se në qoftë se PDK-ja dëshiron shpërndarje të kuvendit, atëherë po i bie që janë në koalicion parazgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kjo nuk qëndron, e din edhe Haradinaj mirëpo opsionet legale janë këto. PDK-ja ka kërkuar zgjedhje dhe ne jemi parti opozitare në kuvend, por nuk do të thotë që jemi të njëjta pasi kemi dallimet tona”, përfundoi Hamza.

Të ngajshme

Pse të dielave na kap mërzia kur afrohet e hëna? Fenomeni që shumë njerëz e përjetojnë, por pak e kuptojnë

Rrezarta Ramaj

Dorëheqja nga posti i kryetarit, PDK del me sqarime rreth vendimit të Hamzës A

Rrezarta Ramaj

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj