Telenews

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush s’mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, krizën institucionale dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Në takim u diskutua për nevojën e konstituimit të Kuvendit sa më parë, respektimin e rendit kushtetues dhe sundimin e ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Kryetari Hamza theksoi se funksionimi i shtetit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të jenë çështje të vullnetit politik të një partie apo të një individi, por janë detyrim institucional dhe themel i demokracisë. Ai ndau me ambasadorin gjerman shqetësimin për precedentin e krijuar me refuzimin e partisë që ka dalë e para në zgjedhje për të vepruar në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kryetari Hamza rikonfirmoi vendosmërinë e PDK-së për të përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve.

Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një Kosove demokratike, funksionale dhe ekonomikisht të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe të lidhur ngushtë me aleatët e saj strategjikë.

Të ngajshme

Studenti e pranon: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me kolegët në Serbi, lidhur me protestën dhe organizimin

Rrezarta Ramaj

Stresi i kërkon Edi Ramës dorëheqjen: Ndryshe do kesh fundin më të keq

Rrezarta Ramaj

Koloneli amerikan: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë –

KushtrimGuraj