Telenews

Hamza takohet me Hovenier, flasin për rritje të bashkëpunimit me ShBA-në

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, është takuar me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hamza tha se me Hovenierin folën për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe për rritjen e bashkëpunimit me qeverinë e ShBA-së.

“Kosova dhe SHBA-ja kanë ndërtuar marrëdhënie të veçanta në të gjitha fushat dhe mbetet imperative që të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë, sidomos në çështjet që kanë të bëjnë me interesin e vendit”, theksoi Hamza

Ndryshe, PDK-ja është partia e vetme opozitare deri më tani që tash e disa kohë e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryeministër.

Të ngajshme

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Rrezarta Ramaj