Telenews

Hamza takon Orav: Qeveria e re e udhëhequr nga PDK do të punojë për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

hamza-takon-orav:-qeveria-e-re-e-udhehequr-nga-pdk-do-te-punoje-per-heqjen-e-sanksioneve-ndaj-kosoves

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ku është diskutuar perspektiva evropiane e vendit dhe domosdoshmëria e thellimit të integrimit.

Hamza thekson se një Kosovë më e zhvilluar dhe e integruar në familjen evropiane është objektivi kryesor i PDK-së. Ai paralajmëron se qeveria e re, nëse udhëhiqet nga PDK, do të angazhohet që BE-ja dhe shtetet anëtare t’i heqin sa më shpejt masat sanksionuese të vendosura ndaj Kosovës, në mënyrë që vendi të mund të përfitojë nga projektet e përafrimit me BE-në.

Ai shprehet se mbetet i përkushtuar ndaj dialogut të hapur me të gjithë partnerët ndërkombëtarë, duke e cilësuar këtë si çelës për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe të gjithë rajonit.

Të ngajshme

Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet LDK’së?

KushtrimGuraj

Fituesi pa dokumente të regjistrimit, ofertë e paligjshme – si u zbulua tenderi nga eksperti i OSHP në Komunën e Çlirimtarit

KushtrimGuraj

Ambasadori britanik pret që partitë me bashkëpunim t’i formojnë institucionet pas zgjedhjeve

KushtrimGuraj