Telenews

HAPET KONKURS PËR 40 VENDE TË REJA PUNE

Kompania me renome në vendin tonë, ”Al Trade” në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta në të gjitha dimensionet, si dhe me rastin e hapjes së një pike të re të Al Trade Market, ku ushtrohet veprimtaria e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake në Fushë Kosovë, po hap konkurs për 40 vende të reja të punës për të gjithë të interesuarit:
1 – Arkatar/e (tetë vende të lira pune)
2 – Shitës/e në sektor ( njëzetë vende të reja pune);
3 – Pranues/e malli (dy vende të reja pune);
4 – Depoist ( dy vende të reja pune)
5 – Kamerier/e ( dy vende të reja pune);
6 – Shankist/e ( dy vende të reja pune);
7 – Pastrues/e – Mirëmbajtës/e ( dy vende të reja pune);
8 – Monitorim Sigurie (dy vende të reja pune)
Të gjithë kandidatët që përzgjedhen për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e Al Trade Market, që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.
Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.
* Vlen të ceket se për të gjitha pozitat është e domosdoshme përvoja e punës;
* CV-të dhe dokumentet shtesë mund ti dërgoni në: info@altradecenter.com, ose në zyret tona – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;
* Për të kuptuar informata shtesë mund të na kontaktoni edhe në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);
* Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Arkatar/e (tetë vende të lira pune), Depoist ( dy vende të reja pune).
* Informatat tuaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;
* Vetëm kandidatët potencialë do të ftohen në intervistë;
Konkursi do jetë i hapur nga data: 01 prill 2022, deri më 21 prill 2022, në ora 16:00.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani