Telenews

Haradinaj e Limaj shpenzuan 337 mijë euro në fushatë

haradinaj-e-limaj-shpenzuan-337-mije-euro-ne-fushate

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar sot raportet e paaudituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025. Pasyqrat financiare i ka dhënë edhe  koalicioni i përbërë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Konservatorët dhe Intelektualët.

Sipas të dhënave të publikuara, ky koalicion ka realizuar shpenzime të konsiderueshme gjatë periudhës së fushatës, deri më 9 shkurt 2025. Shuma totale e deklaruar e shpenzimeve kap vlerën mbi 337 mijë euro.

Ndër shpenzimet më të mëdha të evidentuara janë ato për reklama dhe aktivitete promovuese. Për ushqim, qira për hapësira, zyra dhe lokale, si dhe për reklama në media dhe organizim konferencash, janë shpenzuar mbi 243 mijë euro. Ndërkohë, për paga dhe kompenzime për stafin dhe bashkëpunëtorët, janë ndarë më shumë se 17 mijë euro, ndërsa 2 mijë euro janë shpenzuar për karburante.

Përveç shpenzimeve, raporti evidenton edhe një gjobë prej mbi 72 mijë euro që i është shqiptuar këtij koalicioni, si pasojë e shkeljeve të identifikuara në deklarimin financiar.

The post Haradinaj e Limaj shpenzuan 337 mijë euro në fushatë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Sulmohet me dronë anija italiane që transportonte ndihma humanitare për në Gaza

Donat Hashani

Sot vazhdohet me seancës e rradhës konstituive, Ministri Murati tregon disa interpretime

Donat Hashani

Ngjarjet kryesore për sot

Donat Hashani