Telenews

HARADINAJ E TAKON EDI RAMËN NË TIRANË, KËTO ISHIN TEMAT E DISKUTIMIT

Haradinaj ka njoftuar se temat kryesore në këtë takim ishin bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në ekonomi, infrastrukturë, siguri dhe politikë të jashtme.
Tutje Haradinaj ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar edhe për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës.
“Bashkëbiseduam gjithashtu për projektin e Hekurudhës Prishtinë – Durrës si projekt i domosdoshëm për të dyja vendet, si dhe dhënien e dyshtetësisë për qytetarët tanë”, ka shkruar Haradinaj.
Ai po ashtu ka falënderuar Edi Ramën për ndihmën që i’a ka dhënë Kosovës gjatë krizës energjetike.
“Falënderova Kryeministrin Rama për ndihmën e shtetit shqiptar gjatë krizës energjetike në Kosovë dhe shpreha nevojën e gjetjes së mënyrave të bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve në këtë kohë aspak normale”, ka shkruar lideri i AAK-së në Facebook.
Bashkë me Haradinajn ishin edhe disa zyrtarë dhe deputetë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Të ngajshme

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 15 tetor

Erzana Fazliu

Regjimi i Assadit zhvendosi fshehurazi një varr masiv që përmbante mijëra trupa

KushtrimGuraj