Telenews

Haradinaj i lumtur nga mbështetja në Gjakovë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qenë sot në Gjakovë në një tubim me qytetarë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se me të ishte edhe deputeti i tanishëm, Pal Lekaj, bashkë me kryetarin Ardian Gjini.

Sipas tij, ata panë entuziazmin dhe përkushtimin e qytetarëve për vizionin “Kosova Fituese”.

“Gjakovarët, me traditën e tyre të pasur patriotike, kuptojnë më mirë se kushdo nevojën për një qeverisje që siguron zhvillim ekonomik, anëtarësimin direkt në NATO, si dhe mbrojtje të vlerave tona kombëtare”.

“Me këtë mbështetje masive dhe energji pozitive nga qytetarët e Gjakovës, jemi edhe më të vendosur në rrugëtimin tonë drejt realizimit të një Kosove të fuqishme dhe prosperuese. Faleminderit Pal Lekaj dhe gjithë strukturave tona për mobilizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj vizionit të përbashkët”, ka thënë Haradinaj./Telenews/

Të ngajshme

Rozana merr goditje prap nga Jozi

Erzana Fazliu

Profesori Dr. Besnik Krasniqi zgjedhet anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës

Donat Hashani

ShBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban

Donat Hashani