Në një reagim në Facebook, Haradinaj ka thënë se baca Pajazit ishte frymëzim për shumë breza dhe veprimtar i palodhur në shërbim të kauzës kombëtare.
“Baca Pajazit ishte frymëzim për shumë breza në rrugën drejt lirisë që kulmoi me luftën çlirimtare. Atë e gjejmë në ilegalitet, krah veprimtarit e heroit Kadri Zeka. Zëri i tij kumboi edhe nga emigracioni, gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare në forma të ndryshme.
I etur për liri, baca Pajazit iu bashkua radhëve të atdhetarëve në UÇK. Ai ishte njeri i dashur, mikpritës e human. I tillë do të kujtohet përherë.
Ngushëllime familjes Zymeri, bashkëluftëtarëve, bashkëpunëtorëve të idealit dhe të gjithë atyre që e njohën.
U prehsh në paqe, baca Pajazit!”, shkroi Haradinaj.