Telenews

HARADINAJ I REAGON ASHPËR PDK-SË, PAS KRITIKAVE TË TYRE PËR FONDIN E USHTRISË

Ish-kryeministri i Kosovës dhe lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe reagimeve të tyre ndaj Fondit për Ushtrinë e Kosovës.
Ai ka thënë se ndihma për ushtrinë është ndihmë për shtetin.
“Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, ka shkruar Haradinaj, duke shtuar se nuk e ka të qartë se çka po e pengon PDK-në, forcimi i ushtrisë apo Albin Kurti.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/539471284210891
PDK ishte kundër mënyrës se si ishte krijuar fondi duke thënë se një fond i tillë nuk krijohet me lëmoshë jashtë sistemit shtetëror dhe se ushtria nuk mbahet me ‘vitra’.
“Fondi i Sigurisë është një përpjekje tjetër e kësaj qeverie për t’u dukur sikur po bëjnë diçka, në kontekstin aktual të sigurisë, por në realitet, po tregon qartë se kjo qeveri nuk e kupton sigurinë kombëtare dhe aparatin e saj dhe se si në të vërtetë financohet dhe funksionon ky sektor”, kishte deklaruar Besa Kabashi,anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Qeveria e Kosovës kishte vendosur të themelonte Fondin e Ushtrisë së Kosovës në mars të këtij viti, mirëpo shuma e deritanishme nuk është bërë e ditur, gjë që ka zgjuar dyshimet se ato mjete të grumbulluara mund të keqpërdoren pasi që nuk po bëhen transparente.

Të ngajshme

Çitaku: Bashkërendimi me SHBA-në nuk është servilizëm

Furtuna Zejnullahu

Edhe Musliu-Shoshi kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti: Kundër SHBA-së, Kosova pushon së ekzistuari

Furtuna Zejnullahu

Pas Haradinaj, edhe Hoti kërkon largimin e Qeverisë Kurti

Furtuna Zejnullahu