Telenews

Haradinaj ia kujton përplasjet Jasharajt: Kemi pasur momente jo të lehta në Qeveri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka kujtuar përplasjet në zyrën e Qeverisë sa ai ishte kryeministër, kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, shkruan Gazeta Express.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se jo gjithmonë ka pasur takime të lehta e të mira me Jasharajn.

“Takimet me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit Shqip nuk kanë qenë gjithmonë të lehta e të mira. Kujtojë takime që jemi përplasur në zyrën e Qeverisë, mirëpo edhe pas atyre përplasjeve e kemi respektuar njëri-tjetrin në përputhje me misionin qe kemi. Si rezultat i presionit të tyre direkt sot i gëzojmë disa të arritura. U fol për stazhin e mësimdhënësve në periudhën 91’-99’. Poashtu edhe tema të tjera”, ka thënë ai. /Express

Të ngajshme

Haradinaj për Gërvallën: Votimi i saj i çon sinjalet më të këqija partnerëve tanë, nuk i mungon kurrëkujt ajo

KushtrimGuraj

Macron: Ofensiva e re e Izraelit në Gaza mund të shkaktojë një katastrofë të plotë

KushtrimGuraj

Nesër shumë vapë në Kosovë, deri në kaq gradë temperatura

Donat Hashani