Telenews

Haradinaj: Kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga Qeveria Kurti

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti duke thënë se se kategoritë e lirisë vazhdimisht i ka poshtëruar.

Sipas Haradinajt, Vetëvendosja nuk ka hezituar që t’i bashkojë votat me Listën Serbe që t’i mos i përfshijë në pagën minimale, familjet e dëshmorëve dhe martireve, invalidëve, veteranëve e viktimave të dhunës seksuale;.

“Katër vjet pushtet të Kurtit, e kategoritë e lirisë vazhdimisht janë poshtëruar nga qeveria.  Vetëvendosje nuk ka hezituar që për të mos i përfshirë kategoritë e lirisë në pagën minimale, të bashkojë votat edhe me Listën Serbe.

Nëse Kurti pretendon që vartësit e tij ‘ia kanë pirë duhanin tinez’, atëherë le t’i rrit sot pagat e familjeve të Dëshmorëve e Martirëve, Invalidëve, Veteranëve, Viktimave të dhunës seksuale. Mundësinë dhe buxhetin e mjaftueshëm e ka. Fatkeqësisht, kjo nuk pritet të ndodh, sepse është vet Kurti ai që qëndron pas marrëveshjeve me ‘vendasin’ dhe Listën Serbe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani