Telenews

Haradinaj kujton të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot të rënët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj” në 24-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se ata kanë rënë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë.

“Në Gllogjan dhe Kodrali, në nderim dhe respekt për Batalionin Gardist “Shkëlzen Haradinaj” dhe 16 trimave të kësaj njësie që dhanë jetën para 24 vitesh, të udhëhequr nga Komandanti Avdyl Mushkolaj. Ata ranë duke u bërë mburojë për ushtarët e plagosur në betejë”, ka thënë Haradinaj.

“Krenohemi me gardistët, betejën dhe trimërinë e tyre të treguar! Vepra e heronjve të rënë për lirinë e atdheut do të mbetet gjithmonë në kujtesën historike dhe të brezave që vijnë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Reuters: Parlamenti rizgjedh Albin Kurti kryeministër, kriza politike vazhdon

Yllka Gashi

Kosova “blindohet” në prag të vendimit të Hagës, mësohet plani i Policisë për 16 shtatorin

Yllka Gashi

Hoxhaj publikon video nga marshimet për UÇK-në: Vetëm edhe dy ditë

Yllka Gashi