Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar kujtojnë të rënët në Beleg e Irzniq dhe në Poterq të Klinës.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Haradinaj shkroi se marsi është muaj i lavdisë dhe i përpjekjeve tona për liri.
“Edhe pse të paarmatosur, ata nuk u kursyen nga barbarët. Sot në përkujtim të kësaj sakrifice, ishim pranë familjeve që me krenari dhe dhimbje kujtojnë 46 të rënët në Beleg e Irzniq dhe 15 të rënët në Poterq”, shkroi ai.
Derisa shtoi se, duke qenë se shumë prej viktimave ende nuk janë gjetur, këto masakra kanë dimensionin e saj më të dhimbshëm, sepse shumë nga viktimat nuk e kanë ende një varr të shënjuar në këtë tokë për të cilën ata janë sakrifikuar.