Telenews

Haradinaj: Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet e angazhon jarana

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Albin Kurti është i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të shtetit të vet, por krijon sistem paralel.

“Ai edhe për operacionet më të ndjeshme të qeverisjes e të shtetit, që prekin edhe sigurinë kombëtare, angazhon njerëz që janë jashtë institucioneve, por që mjafton të jenë jarana të tij, siç ishte edhe rasti me Ridvan Muharremin”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

I pari i AAK-së, ka theksuar se për këto lidhje të shkurta të kapjes së shtetit kishte paralajmëruar një vitë më parë.

“Këto janë ato lidhjet e shkurtra të kapjes së shtetit me miq e dosllarë, për të cilat e kam pasë ngritur alarmin këtu e një vit më parë, lidhje këto të cilat po dalin në shesh përditë e më shumë”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 8 shtator

Rrezarta Ramaj

Gjesti pas dënimit me dy vjet burgim me kusht: Ai i pari e ka nxjerrë armën, s’do të dorëzohem

Yllka Gashi

Haradinaj për 27-vjetorin e Policisë: Është një prej sukseseve më të mëdha të shtetit

Yllka Gashi