Telenews

Haradinaj: Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka marrë mission shkatërrimin e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai reagoi pas shfuqizimit të vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, i cili ua kthen pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve ashtu siç i kishin para se t’i merrnin me rritje.

I pari i AAK-së tutje thotë se prokurorët dhe gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga kryeministri i shkatërrimit.

Më poshtë postimi i plotë:

Albin Kurti ka marrë mision shkatërrimin e shtetit. Pas shkaktimit të rrezikut në veri, ngecjes në dialog dhe prishjes me amerikanët, sot ka vendosur ta shkatërrojë sistemin e drejtësisë.

Me vendimin e qeverisë që të shfuqizohet vendimi im për rritjen e pagave për gjyqtarë dhe prokurorë, nga sot drejtësia do të punojë me paga të përgjysmuara.

Prokurorët dhe Gjyqtarët që çdo ditë mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, sot janë goditur nga Kryeministri i shkatërrimit.

Ftoj Kurtin që menjëherë të kthejë pagat e Prokurorëve dhe Gjyqtarëve në nivelin që kanë qenë sepse përndryshe mund të shkatërrohet nga brenda njëri prej segmenteve më të rëndësishëm të një shteti, drejtësia.

Nëse nuk ndalesh pasojat do të jenë të pariparueshme!

Të ngajshme

Motra e Olta Gixharit, Gerta bëhet pjesë e Big Brother VIP Albania

Erzana Fazliu

Abdixhiku prezanton projektin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë

Erzana Fazliu

“Ne të dy bashkë duhet të jemi”, Driloni bën hapin e parë drejt Sarës

Erzana Fazliu