Ish-deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti. Ai ka thënë se shefi i ekzekutivit ka tri herë në ditë i ndryshon qëndrimet.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti i ka humbur rruga në oborr.
Sipas tij, Kurti është duke i sjell dëme historike Kosovës me pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Është jashtë, i ka humbur rruga në oborr, nuk ke di as ku është. Me çuditin deputet e pozitës që heshtin. E shohin që një dem historik është duke i ardhur Kosovës dhe i mbyllin sytë para kësaj situate. Kjo pak është e çuditshme. Këtu nuk bëhet llaf për një kryeministër ose një asociacion të një kryeministri, po bëhet llaf për Kosovën. Ky Asociacion mendoj se do të jetë një bombë e kurdisur brenda Republikës së Kosovës. Sepse ne po iu japim fuqi ekzekutive, një far mini Republika Serpska është duke ndodhur në Kosovës”, ka thënë Haradinaj.