Telenews

Haradinaj lartëson Nënës Terezën në ditëlindjen e saj: Simbol i krenarisë kombëtare, frymëzim për mbarë njerëzimin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, tha se Shënjtorja Nëna Terezë, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin si dhe përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh.

Kështu ka shkruar i pari i AAK-së pas pjesëmarrjes në akademinë solemne me rastin e ditëlindjes së Nënës Terezë.

“Figura e Shenjtores Nëna Terezë, bijës së kombit shqiptar, mbetet frymëzim për mbarë njerëzimin. Përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore duhet të na shërbejë secilit prej nesh si udhërrëfyes në punët tona të përditshme.

Në akademinë solemne me rastin e ditelindjes së Nënës Terezë, nën përkujdesjen e ipeshkvit të Dioqezës Prishtinë-Prizren, Imzot Dodë Gjergji, me krenari kujtuam trashëgiminë e jashtëzakonshme që la ajo pas, si një simbol i krenarisë kombëtare dhe botërore dhe tregues se edhe një popull i vogël jep figura të mëdha.

Të lartësuara qofshin gjithmonë emri dhe veprat e saj”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj