Ekspedita e motoristëve shqiptarë ndodhet aktualisht në Hagë, pas katër ditësh udhëtimi në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen atje.
Në mesin e pjesëmarrësve është edhe ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Duke folur nga Haga, Haradinaj e cilësoi këtë gjykatë si “politike dhe kriminale”, duke shtuar se ajo është krijuar nga, siç u shpreh ai, “gjyqtarët më të dështuar në Kosovë”.