Telenews

Haradinaj me veteranët kroatë në 27-vjetorin e operacionit Oluja: Kënaqësi të jesh me njerëzit që mposhtën ushtrinë e Millosheviqit

Ish-komandanti i Dukagjinit, Gjeneral Daut Haradinaj bashkë me ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe të luftës në Kroaci, Agim Çeku, po qëndrojnë sot në këtë shtet me rastin e 27-vjetorit të fillimit të Operacionit “Oluja”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Sot në Knin të Kroacisë, aty ku para 27 viteve filloi operacioni “Oluja”. Ndjenjë e veçantë të jesh prezent bashkë me njerëzit që e mposhtën ushtrinë e Millosheviqit”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Tragjedi në Itali: Një i ri hapi një gropë në plazh, rëra i ra sipër dhe e mbyti

Erzana Fazliu

Zemra e vogël që lufton për jetë: Thirrje urgjente për të shpëtuar Meara Vokrrin

Erzana Fazliu

Sot diplomon gjenerata e 62-të e policisë

Valjeta Turkaj