Telenews

Haradinaj në mesin e bashkëluftëtarëve, kujtojnë e nderojnë të rënët e ofensivës së gushtit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe në Gllogjan e Irzniq të Deçanit, për të rënët në ofensivën e gushtit të vitit 1998, Enver Halilaj, Naim Nimanaj, Orhan Halilaj, Halil Sejfijaj e Arben Ahmetaj nga Gllogjani, Arton Hasanaj nga Rakoci, komandant Maxhun Çekaj, Gëzim Dervishaj, Halil Berisha e Malë Zejnaj nga Irzniqi, Nexhat Humaj nga Baballoqi, Naser Idrizaj nga Kodralia, Hasan Osmani nga Nivokazi dhe Agron Thaqi nga Skivjani.

Pas homazheve është mirëpritur në shtëpinë e bashkëluftëtarit të tij, Rexhep Daci në Irzniq.

Me këtë rast Haradinaj i ka ndarë medalje “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për Rexhep Dacin dhe Metë Sadri Mushkolaj postmortem për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare.

“Pikërisht sot, në ditën kur përkujtuam të rënët në ofensivën e gushtit, u mblodhëm në shtëpinë e bashkëluftëtarit Rexhep Daci në Irzniq.

Në mesin e shumë miqve e bashkëluftëtarëve, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, për luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Metë Sadri Mushkolaj postmortem dhe Rexhep Lahë Daci”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Të ngajshme

“Kryetari Mehmeti nuk është shkarkuar” – Veliu nga KPM tregon çfarë ndodhi në të vërtetë në mbledhje

Donat Hashani

Abdixhiku nga Deçani: Të gjithë po na kanë zili

Donat Hashani

Fadil Demaku kandidat për deputet që të rikthehet në Kuvendin e Kosovës me numër 19

Donat Hashani