Telenews

Haradinaj: Nëse Kurti s’i ka numrat, të lëshojë rrugë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, para seancës së 41-të konstituive, ka kërkuar që Albin Kurti “të lëshojë rrugë” nëse s’e ka shumicën.

Sipas tij, Kurti është e keqja e Kosovës.

“Nëse e ka shumicën, le ta zgjedhë kryetarin e Kuvendit ose qeverinë, ose le të lëshojë rrugë. E keqja e Kosovës është Kurti. Kurti di si të bëjë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por për qeveri nuk po lëshon rrugë. Kjo është situata. Po shihet se ai e ka ndarë mendjen me e çu Kosovën keq e më keq,” tha Haradinaj.

 

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj