Telenews

Haradinaj njofton se AAK-ja do t’i çojë në Kushtetuese vendimet e Kuvendit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur zhvillimet e fundit të Kuvendit të Kosovës, të cilat sipas tij janë në kundërshtim me Kushtetutën.

“Sot jemi në konsultime me PDK-në dhe LDK-në për mbledhjen e nënshkrimeve dhe dërgimin e rastit në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Haradinaj para nisjes së përpjekjes së 13-të për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se objekt i ankesës do të jenë disa vendime, përfshirë mosformimin e komisionit parlamentar për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të bazuara në procesverbalet e seancave të Kuvendit.

Sipas Haradinajt, do të kontestohen mënyra e votimit, ndërprerja e seancave dhe moshedhja në votim e kandidates së Vetëvendosje. Ai theksoi se këto veprime përbëjnë shkelje të rregullave parlamentare dhe të Kushtetutës.

Sa i përket ftesës së presidentes Vjosa Osmani për takim, kryetari i AAK-së ka thënë se varet se në çfarë formati do të mbahet e më pas do të vendosë nëse do të marrë pjesë, një nga një apo të gjithë bashkë.

Të ngajshme

Plagosen dy persona në Podujevë, policia jep detaje

Valjeta Turkaj

Numërohen mbi 50% e votave me postë

Valjeta Turkaj

Problem në gypin kryesor, KRU Prishtina me njoftim: Këto lagje do përballen me reduktime të ujit

Valjeta Turkaj