Telenews

Haradinaj pas takimit me Guérot: Folëm për nevojën e de-eskalimit të situatës në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim këtë të enjte ambasadorin francez, Olivier Guérot.

Pas takimit, Haradinaj ka thënë se e kanë ndarë shqetësimin e përbashkët për gjendjen e krijuar në veri të Kosovës.

Po ashtu, i pari i AAK-së ka bërë të ditur se me ambasadorin kanë biseduar edhe për nevojën e de-eskalimit të situatës dhe zbatimin sa më parë të Marrëveshjes së Ohrit.

“Franca gjithnjë ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha fazat nëpër të cilat ka kaluar Kosova, sikundër që e ka edhe në situatën aktuale”, ka shkruar ai në Facebook.

Haradinaj ditën e sotme është takuar edhe me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, me të cilin kanë folur për për mundësitë e daljes nga kjo gjendje dhe deeskalim të situatës ekzistuese.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 9 shtator

Rrezarta Ramaj

Meta kërkon sërish lirimin nga burgu, dorëzon kërkesën në Gjykatën e Lartë

Yllka Gashi

Kosova vendos detyrim shtesë për importin e farës së grurit nga Serbia

Yllka Gashi