Telenews

Haradinaj pasi la takimin: Kurti mbante ligjërata

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen se pse la takimin e thirrur nga kryeminstri, Albin Kurti, me krerët e partive opozitare.

Haradinaj bën të ditur se Kurti në takim mbante ligjërata dhe nuk u sqaroi opozitarëve se pse ka prishur raportet me Amerikën.

“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë” ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Të ngajshme

Kosova pranohet anëtare me të drejta të plota në ERRA

Valjeta Turkaj

Mbi 3000 intervenime veç në vitin 2025, shprehet mirënjohje për zjarrfikësit e Prishtinës

Valjeta Turkaj

Lajm i mirë për Malishevën, nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë-Malishevë

Valjeta Turkaj