Telenews

Haradinaj pret në takim lamtumirës ambasadorin Abbott: Roli i Mbretërisë së Bashkuar jetik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

Haradinaj ka thënë se roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj.

“Roli i Mbretërisë së Bashkuar ka qenë jetik jo vetëm në lirinë e Kosovës por edhe në zhvillimin e saj. Mbretëria e Bashkur edhe sot vazhdon të jetë ndër faktorët kyç në paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit”, ka thënë Haradinaj.

Në takimin lamtumirës, Haradinaj Ambasadorit Abbott i ka ndarë medalje në shenj respekti për kontributin e tij.

“Sot, prita në takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, z. Nicholas Abbott, të cilin e falënderova për gjithë angazhimit e tij.”

“Me këtë rast, në shenjë respekti për kontributin e tij si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar, z. Abbott i ndava mirënjohjen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, është shprehur Haradinaj.

Të ngajshme

Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Rrezarta Ramaj

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

Rrezarta Ramaj