Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka udhëtuar për në Kroaci për të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga bashkëatdhetarët tanë me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se mërgata shqiptare përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi.
“Shqiptarët migruan në Kroaci e në vendet e tjera në Perëndim në kohë të vështira për vendin. Por kjo mërgatë, përpos që ndihmoi luftën çlirimtare, arriti të krijojë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera”, ka shkruar Haradinaj. /Telenews.al/

