Telenews

Haradinaj: Propozimi i Kurtit për president është lojë për ta çuar vendin në zgjedhje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kundërshtuar propozimin e kryeministrit Albin Kurti që opozita të propozojë kandidat për president, duke e cilësuar atë si jo serioz dhe pjesë të një strategjie për ta çuar vendin në zgjedhje.

Haradinaj tha se ofertat e tilla nuk janë të besueshme dhe nuk zbatohen në praktikë.

“është një lojë realisht. Është një lojë me qytetarët, me shtetin e nuk janë, këtë oferta kredibile, sa askush nuk e beson, se këto që i thotë ai s’zbatohen. Ai po i thotë vetëm për një lloj alibie, me i mbulu fajin e tij, për faktin që po dërgon vendin në zgjedhje”, tha ai.

Ai theksoi se situata aktuale po zhvillohet në prag të përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, duke e cilësuar qasjen e Kurtit si ultimatum dhe jo serioze.

“Unë thashë se, jemi dy ditë para fundit të afatit kushtetues. Edhe kjo është një lloj ultimatumi tani i tij. E pjesë e strategjisë së tij, mos me e zgjedhë presidentin, me e dërgu vendin në zgjedhje. E një kryeministër që ja ashtë partia e shumicës si i thotë ai, këtë ide do ta kishte dhënë ditën e parë. Pra nuk kishte shku nuk ishte zgjatë duke nxjerrë xhevahire. Si po sillet kështu nuk është në rregull, nuk është aspak serioz, e s’ka kush e merr seriozisht atë çka flet ai. Sa na përket neve Aleancës, ne e kemi ndjerë, edhe nuk e kemi pa të mundshme me u bë pjesë e kësaj loje. Pra me u tall me institucionet e vendit, me gjëra, me negociata e diskutime që nuk janë të vërteta, pra që janë false. Edhe që janë mashtrim. Edhe e kemi ditë herët, qysh e thashë kjo lojë, e kemi paralajmëruar që po shkon në zgjedhje.

Haradinaj bëri të qartë se nuk do të jetë kandidat për president.

“Jo, nuk jam kandidat”, tha ai.

Të ngajshme

Raportohet se Vjosa Osmani do të takohet me Lumir Abdixhikun

Blearta

E kishte kthyer banesën në ‘bazë’ për përgatitjen e drogës, prangoset 53-vjeçari në Vlorë

Valjeta Turkaj

Miratohet në parim projektligji për Energjinë

Valjeta Turkaj