Telenews

HARADINAJ PROPOZON QË PAGA MINIMALE TË JETË KAQ EURO

Haradinaj ka thënë se qytetarët kanë nevojë edhe për 1 euro por nuk zgjidhet asnjë problem me masat që zgjasin vetëm një muaj.
“Qeveria duhet të veprojë si qeveri e shtetit. Qytetarët kanë nevojë edhe për 1 euro, por nuk zgjidhet asnjë problem me masat që zgjasin vetëm 1 muaj. Është shumë e vogël shuma prej 100 euro që Albin Kurti të fshihet pas paaftësisë së tij për të rishikuar buxhetin që do të mundësonte zgjidhje të krizës financiare qytetare. Kjo shumë është e vogël që Kurti ta fsheh dështimin e tij për rritjen ekonomike dhe rritjen e pagave për të gjithë” ka thënë Haradinaj.
Tutje Haradinaj ka propozuar që paga minimale të jetë 370 euro, dhe ka kërkuar që Qeveria ta kalojë ligjin e pagave me rritje prej 33 për qind për të gjitha skemat pensionale.
“Të punësuarit në Kosovë kanë nevojë për paga të dinjitetshme dhe të përhershme dhe qeveria e vendit duhet që urgjentisht t’i rris pagat për të gjitha kategoritë. Ne propozojmë që paga minimale të jetë 370 euro, pagat s’kanë lëviz, s’ka rritje të pagave me vite. Qeveria duhet që urgjentisht ta kalojë ligjin e pagave me rritje prej 33 për qind të pagave për të gjitha skemat pensionale”.
Lideri i AAK-së ka kërkuar që sot të kalojë ligji për tërheqjen e trusit, shkruan teve1.info
“Qeveria duhet të veprojë pa vonesë me zbrit TVSH-në për artikujt ushqimor dhe ta heq taksën për pagat nën 370 euro. Qysh sot të kalojë ligji për tërheqjen e trustit, të paktën 15 për qind dhe menjëherë pa vonesë me ua kthy paratë qytetarëve për faturat e fryra të rrymës”, ka thënë Haradinaj.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani