Telenews

Haradinaj reagon pas njohjes nga Siria

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas lajmit se Siria e ka njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e pozicionit ndërkombëtar të vendit.

Haradinaj ka vlerësuar edhe rolin e Presidentes Vjosa Osmani në këtë proces, duke thënë se njohja dëshmon efikasitetin e bashkëpunimit me aleatët.

“Njohja e Kosovës nga Siria është lajm që tregon se bashkëpunimi i ngushtë me miqtë dhe aleatët sjell rezultate të jashtëzakonshme. Vlerësoj punën e Presidentes në këtë sukses për afirmimin e shtetit tonë, duke u bërë kështu 120 shtete që e njohin Kosovën që nga pavarësia e saj. Kemi shumë punë përpara, mirëpo Kosova është këtu për të qëndruar me botën demokratike, në një frymë me aleancat tona”, shkroi Haradinaj.

 

Të ngajshme

Deklarata e Rubin për Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK, reagon Edi Rama

KushtrimGuraj

U raportua se e kërcënoi Ferit Idrizin në Vushtrri, reagon Sylejman Meholli i VV-së

KushtrimGuraj

Ushtria izraelite pretendon se ka goditur një magazinë armësh në veri të Gazës

KushtrimGuraj