Telenews

Haradinaj reagon pas vdekjes së kandidatit për deputet nga AAK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së kandidatit për deputet nga partia e tij, Hekuran Hoxha.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook tha se ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës.

Ai gjithashtu ka shprehur ngushëllimë, duke thënë se “ndarja e tij nga jeta, na ka tronditur të gjithëve”.

“Hekuran Hoxhën e kishim koleg shumëvjeçar në Aleancë. Qysh në rininë e tij, ai ishte i angazhuar në aktivitetet politike në kuadër të Aleancës, ku u dallua gjithmonë për afërsinë, korrektësinë dhe respektin ndaj gjithsecilit.  Ndarja e tij nga jeta na tronditi të gjithëve”.

“Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së nderuar Hoxha, miqve dhe të gjithë kolegëve në Aleancë. Qoftë i përhershëm kujtimi për ty, Kani”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Ngjarje e datës 11 gusht

Rrezarta Ramaj

Naftëtarët kërkojnë anulimin e kontrollit të çmimeve: Po dëmtohen bizneset dhe konkurrenca –

KushtrimGuraj

Kolona te Dheu i Bardhë dhe Muçibaba, në pikat tjera “zgate Zot” –

KushtrimGuraj