Telenews

Haradinaj: Serbia ende dekoron kriminelët e luftës të dyshuar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi

Ish kryeministri i Kosovës dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllezërit Bytyqi duke kërkuar që të vendoset drejtësi për rastin e tyre dhe që kriminelët për këtë rast të vendosen para drejtësisë.

“Agron, Yll dhe Mehmet Bytyqi, shtetas amerikanë, si shumë vëllezër e motra kishin lënë ëndrrën amerikane për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare në momentet më vendimtare për Atdheun”.

“Shteti serb përpos që i ekzekutoi pa gjyq, vazhdon me injorimin e krimeve dhe me dekorimin e kriminelëve të luftës, mes tyre edhe ata që dyshohen se vranë Vëllezërit Bytyqi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social ‘Facebook’.

Ndër të tjera, Haradinaj është shprehur se e bashkëndjen dhimbjen për humbjen e tyre me familjen Bytyqi.

“Shpirti human, atdhedashuria dhe heroizmi i tyre, do të përkujtohen gjithmonë!”.

Vëllezërit nga Kosova që jetonin dhe vepronin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët gjithashtu kishin shtetësi amerikane, ishin vrarë 24 vjet më parë nga njësitë speciale të policisë serbe në territorin e Serbisë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 10 korrik

Erzana Fazliu

Çfarë njoftoi Gjykata: Nga 30 ditë paraburgim për 5 policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të Agon Zejnullahut

KushtrimGuraj

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

KushtrimGuraj