Telenews

Haradinaj shkon në takimin për zgjedhjet te Osmani

Në takimin konsultativ të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, do të marrë pjesë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i partisë, Kushtrim Xhemajli.

Po në këtë takim, pjesëmarrjen e tyre e kanë konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, udhëheqësi i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njashtu edhe nga PDK do të jenë prezent aty.

Takimi parashihet të mbahet me fillim nga ora 10:30.

Mbledhja për të caktuar datën e zgjedhjeve nacionale erdhi pas dështimit të mandatarit Glauk Konjufca për të formuar ekzekutivin e ri, i cili i mori veç 56 ashtu siç i mori edhe Albin Kurti.

Të ngajshme

“Fake-news”: Taulant Balla mohon se “call-center” i hetuar nga SPAK është i motrës së tij

Donat Hashani

Pse ndiheni të uritur gjatë gjithë kohës?

Erzana Fazliu

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Erzana Fazliu