Telenews

Haradinaj thërret qytetarët në shesh: Të votohet sonte Ligji për Specialen –

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në shesh në protestën që ka për kërkesë miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Haradinaj ka thënë se kanë mbetur edhe pak orë në dispozicion, duke e konsideruar të rëndësishëm miratimin e këtij ligji.

“Ju ftoj të gjithëve në shesh që të bashkoheni me thirrjen e vetme për të gjithë deputetët që ta votojnë Ligjin për Specialen në lexim të dytë dhe në rast se shkohet në zgjedhje për dinjitetin e atyre që kanë luftuar dhe për nderin dhe respektin e luftës tanë dhe për nderin e bashkëluftëtarëve në Hagë ta kryejmë këtë detyrë. Nuk është vonë, i kemi edhe katër orë. Mund ta zgjedhim bashkërisht. Është çështje krejt procedurale. T’I kthejmë bashkëluftëtarët tanë në Kosovë.”, ka thënë Haradinaj në një adresim në rrjetin social Facebook.

Të ngajshme

Hamza refuzon ofertën e Kurtit: Jo president pa marrëveshje –

KushtrimGuraj

Kurti i vendos kusht PDK-së: E votojmë ligjin të parin nëse na garanton votën për Konjufcën ose Rushitin –

KushtrimGuraj

Lushaku: Sonte një natë e vështirë për shtetin e Kosovës –

KushtrimGuraj