Telenews

Haradinaj uron Austrinë për Ditën Kombëtare: Ka qenë mike e fuqishme e Kosovës

haradinaj-uron-austrine-per-diten-kombetare:-ka-qene-mike-e-fuqishme-e-kosoves

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Austrinë me rastin e Ditës Kombëtare, duke vlerësuar marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se në shënimin e ditës së tyre ka uruar të Ngarkuarën me Punë në ambasadën austriake në Prishtinë, znj. Clarissa Castek, për të arriturat e shtetit të saj dhe ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Austria i ka dhënë Kosovës.

“Austria, historikisht ka qenë mike e fuqishme e Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta ruajmë dhe avancojmë çdo herë e më shumë këtë traditë të shkëlqyeshme të marrëdhënieve bilaterale.

Sonte, në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë, urova të Ngarkuarën me Punë në ambasadën austriake në Prishtinë znj. Clarissa Castek për të arriturat e shtetit të tyre dhe shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në rrugën shtetndërtuese dhe integruese.

Gjithë popullit austriak, urime Ditën Kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Krasniqi: Nuk e marrim mandatin për ta krijuar Qeverinë, Presidentja të na ftojë e të shkojmë në zgjedhje

KushtrimGuraj

Gjendet i vdekur një person në Llapçevë të Malishevës

KushtrimGuraj

Tërmeti i fuqishëm godet Turqinë, lëkundjet ndihen në Stamboll dhe Izmir

KushtrimGuraj