Telenews

Harper Beckham i shpreh mbështetje vëllait Romeo pas tensioneve me Brooklyn

harper-beckham-i-shpreh-mbeshtetje-vellait-romeo-pas-tensioneve-me-brooklyn

Harper Beckham u rikthye në rrjetet sociale për herë të parë që nga deklarata tronditëse e vëllait të saj të madh, Brooklyn, duke ndarë një homazh për vëllain e saj Romeo.

Brooklyn kishte publikuar një postim gjashtëfaqësh ku deklaroi se nuk dëshiron të pajtohet me familjen dhe i quajti prindërit e tij “kontrollues dhe manipulues”.

Që nga ajo deklaratë, asnjë nga anëtarët e familjes Beckham nuk iu përgjigj drejtpërdrejt akuzave, megjithëse David dhe Victoria ndanë mesazhe publike duke reflektuar mbi kujtimet e bukura me familjen, shkruan DailyMail.

Harper, 14 vjeç, e lavdëroi Romeo-n pas pjesëmarrjes së tij në sfilatën e Willy Chavarria në Javën e Modës në Paris, duke publikuar një video nga pista me mbishkrimin: “Edhe një herë!! Një tjetër shfaqje e mrekullueshme x @romeobeckham @willychavarria.” Videoja u ripostua nga David dhe vetë Romeo.

Burime pranë familjes thanë për The Sun se Brooklyn po përpiqej të qëndronte pranë Harper, e cila nuk u përmend në deklaratën e tij gjashtëfaqëshe.

Ata shtuan se raporti i ngushtë mes motrës së vogël dhe Brooklyn është “zemërthyes” për shkak të tensioneve aktuale.

Kjo situatë ka lënë Victoria Beckham të ndjehet “e tradhtuar”, pasi gjatë viteve ka bërë shumë për të mbrojtur Brooklyn-in nga histori të vështira të së kaluarës dhe për të ndërtuar marrëdhënie harmonike me Nicola Peltz.

Burime shtuan se Victoria do të kishte bërë gjithçka për të shmangur grindjet, por tani mendon se Brooklyn dhe Nicola po veprojnë “pa arsye”.

Të ngajshme

Gjesti bëhet sërish “pjesë” e Big Brotherit më të famshëm – këtë herë do ta shihni në këtë formë

KushtrimGuraj

Dolce dhe Limi sërish me momente e skena imtime, pajtimi i tyre ishte plot zjarr – e bën para syve të Albës

KushtrimGuraj

Momenti kur Mateo takon nënën e Brikenës: Dua të të kërkoj falje nëse e kam mërzitur – ajo: Je shumë djalë i mirë

KushtrimGuraj