Telenews

Harrojeni Shkurtën e Big Brotherit, motra e saj qenka një bukuroshe e vërtetë, nuk po ngjajkan hiç me njëra-tjetrën

harrojeni-shkurten-e-big-brotherit,-motra-e-saj-qenka-nje-bukuroshe-e-vertete,-nuk-po-ngjajkan-hic-me-njera-tjetren

Pas rrëfimit të ndjerë dhe emocional që Shkurta bëri gjatë prime-it të mbrëmshëm, ku për herë të parë foli kaq hapur për angazhimin e saj humanitar dhe vështirësitë e shumta që e kanë shoqëruar ndër vite, momenti mori një tjetër dimension prekës.

Me zërin që herë pas here i dridhej dhe emocionet që mezi i përmbante, ajo ndau me publikun histori sakrifice, lodhjeje dhe përkushtimi, duke treguar se pas buzëqeshjes dhe forcës së saj qëndrojnë sfida të mëdha personale dhe profesionale.

Rrëfimi i saj u pasua nga një surprizë e papritur, e cila e preku thellë jo vetëm Shkurtën, por edhe të gjithë të pranishmit në studio dhe teleshikuesit. Përmes një video-mesazhi të përgatitur enkas për të, motra e saj u shfaq për t’i dhënë mbështetjen më të madhe morale, duke folur me fjalë plot dashuri, krenari dhe mirënjohje për rrugëtimin e saj.

Në mesazhin e saj, ajo theksoi se Shkurta nuk është kurrë vetëm dhe se pas saj qëndron një familje e tërë që e do dhe e mbështet pa kushte.

Ajo e përshkroi Shkurtën si një shpirt artist dhe human, një njeri me karakter të fortë, të guximshëm dhe të palëkundur përballë vështirësive, duke shtuar se të gjitha përpjekjet dhe sakrificat e saj janë vlerësuar gjithmonë nga familja.

“Ti e di që të dua shumë, jo vetëm unë, por e gjithë familja. Të mbështesim pafund, sepse e dimë kush je dhe çfarë përfaqëson”.

“Je shpirt artist, human, me një karakter të fortë dhe të guximshëm. Presim nga ti edhe më shumë humor dhe energji pozitive, sepse dimë sa shumë ke për të dhënë”, ishin fjalët e saj, të cilat u shoqëruan me emocione të forta në studio.

Ky moment e bëri Shkurtën të shpërthente në lot, duke treguar edhe një herë se pavarësisht forcës që shfaq, mbështetja familjare mbetet shtylla më e rëndësishme për të.

Mesazhi i motrës u kthye në një nga çastet më prekëse të mbrëmjes, duke përforcuar idenë se pas çdo figure të fortë qëndron një histori personale e mbushur me dashuri, sakrificë dhe mbështetje të pakushtëzuar./ORAinfo/

Të ngajshme

Selvija e ka nda mendjen me ia çu amanetin në vend Shpatit, merr vendimin e madh për shërimin e të birit

KushtrimGuraj

Një vit nga gjetja e Parashqevisë, Elton Ilirjani bën një premtim: Nuk do të jesh kurrë në rrugë apo në problem

KushtrimGuraj

Lily Collins mori vëmendjen në premierën e “Emily in Paris” në Paris

KushtrimGuraj