Telenews

Harta problematike, kryeministri grek i kërkon sqarime Erdoganit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka reaguar ashpër ndaj një harte të cilën e kanë promovuar disa politikanë turq e që janë partner koalicioni të Erdoganit…

Në këtë hartë paraqiten si pjesë e territorit të Turqisë disa ishuj grekë përfshirë Kretën.

“A është një ëndërr e ethshme e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë. Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë”, ka pyetur Mistorakis në reagimin e tij.

Ai tutje ka bërë thirrje që Erdogan ta bëjë të qartë qëndrimin e tij për veprimet e fundit të partnerit të koalicionit qeverisë.

“Shikoni mirë këtë hartë. Kreta, Rodosi, Lesvosi, Kios, Samos të gjitha të konsumuara nga Turqia. Një ëndërr e ethshme e ekstremistëve apo politika zyrtare e Turqisë? Një tjetër provokim apo qëllimi i vërtetë?Presidenti Erdogan duhet ta bëjë të qartë pozicionin e tij për veprimet e fundit të partnerit të tij të vogël të koalicionit”, ka shkruar Mitsotakis.

Të ngajshme

Komandanti i KFOR-it e informon zyrtarin e lartë amerikan për sigurinë në Kosovë dhe rajon

Valjeta Turkaj

Zbulohet një armë zjarri gjatë trajtimit të një aksidenti në Burrnik të Ferizajt

Valjeta Turkaj

“Liria ka emër” nesër mban konferencë për media

Valjeta Turkaj