Është publikuar Udhëzimi Administrativ, i cili parasheh largimin e kryetarëve nga komunat e veriut.
Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Sipas këtij akti nënligjor parashihen hapat që duhet të ndiqen deri në përfundimin e këtij procesi.
Me këtë rast do t’u krijohet hapësira zgjedhjeve të reja.
Me këtë rast ministri i MAPL-së Elbert Krasniqi, tha se udhëzimi ua siguron qytetarëve zbatimin në praktikë, që të zgjedhin drejtpërdrejtë kryetarin e komunës.
“Për këtë çështje marrë parasysh që është hera e parë që trajtohet me rregullim normativ ka pasur shumë komente dhe sugjerime. Të gjitha janë trajtuar dhe pjesa më përmbajtësore janë adresuar”, tha Krasniqi.

