Telenews

Harvardi padit administratën Trump: Ndalimi i studentëve të huaj është i paligjshëm news image

Universiteti prestigjioz Harvard ka paditur administratën e presidentit Trump për vendimin që ndalon regjistrimin e studentëve të huaj në shkollat e Ivy League, duke e cilësuar këtë si një hakmarrje kushtetuese për mosbindjen ndaj kërkesave të Shtëpisë së Bardhë.

Harvard e ka sfiduar ligjërisht këtë vendim, duke argumentuar se shkel Amendamentin e Parë të Kushtetutës së SHBA-së dhe se do të ketë një “efekt të menjëhershëm dhe shkatërrues për Harvardin dhe më shumë se 7,000 mbajtës vizash”, sipas Reuters.

Qeveritë ndërkombëtare gjithashtu kanë shprehur shqetësim për këtë veprim të administratës Trump, duke e parë atë si një sulm ndaj arsimit të lartë elitë në Shtetet e Bashkuara.

Harvard regjistron rreth 6,800 studentë të huaj në kampusin e tij në Cambridge, Massachusetts, shumica prej tyre pasuniversitarë nga mbi 100 vende të botës.

Të ngajshme

Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij

KushtrimGuraj

ZRrE: Qeveria duhet të subvencionojë tarifat e energjisë nëse nuk dëshiron rritjen e tyre

KushtrimGuraj

Sveçla: Maturantët në veri bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat

Donat Hashani